Kompania britanike “Liberti” blen hekuranën e Shkupit - Bota Sot
Kompania britanike “Liberti” blen hekuranën e Shkupit

Shkupi

Kompania britanike “Liberti” blen hekuranën e Shkupit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 14:25
Ilustrim

Liberti, kompania në pronësi britanike dhe pjesë e Aleancës globale GFG të Sanxhiv Gupta, ka blerë hekuranën e Shkupit nga pronari i deritanishëm Arcelor Mital.

Liberti punon si furnizues me çelik dhe alumin në sektorin automobilistik, sektorin e inxhinierisë së aviacionit dhe sektorin e inxhinierisë specialistike, ndërsa në Australi bën furnizimin me çelik për ndërtimtari.

Liberti ka publikuar marrëveshje të kushtëzuar për blerje të katër fabrikave të çelikut në Evropë, në të cilat do të punësohen më shumë se 12.500 persona. Liberti nga Akcelor Mital ka blerë hekuranat në Gallac të Rumanisë dhe në Ostrava të Republikës çeke, së bashku me fabrikat për rrotullim në Shkup dhe Pjombino në Itali.

Marrëveshjen duhet ta miratojë Komisioni evropian dhe institucionet tjera lokale relevante.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera