Kate Middleton poston foton e rrallë nga fëmijëria, duket njësoj si djali i saj

Showbiz

Kate Middleton poston foton e rrallë nga fëmijëria, duket njësoj si djali i saj

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 16:54
Kate Middleton

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka postuar një foto nga fëmijëria ku duket ekzakësisht si djali i saj 5-vjeçar, princi Louis.

“Po ndaj disa kujtime festive këto Krishtlindje sepse #ShapingUs lidhet me rëndësinë thelbësore të viteve tona të para dhe rolin e luajtur nga ata rreth nesh në formësimin e pjesës tonë të jetës”, shkroi ajo në foton e shkrepur në vitin 1983.

Ndjekësit e komentuan Middleton si “kopja” e djalit të saj të vogël.

“Po gënjen, ky është Louis”, “mendova se ishte një foto e princit Louis. Ai është kopja e saj në miniaturë”, ishin disa prej komenteve. Një tjetër tha se “gjeni Middleton është i dallueshëm” tek të dy anëtarët e familjes mbretërore.

Louis ka marrë  shpesh vëmendje në daljet e tij publike për sjelljet fëminore.  Së fundmi, më 8 dhjetor gjatë një shërbese Krishtlindjesh në Westminster Abbey, ai u bë viral pasi i fiku qiririn motrës së madhe, Charlotte

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat