Poligoni “action target”

Shpallje

Poligoni “action target”

Më: 19 maj 2022 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Në vitin 2017, Administratori i përkushtuar i kompanisë “MSSC (Military System Supply Company)” Shpk Z. Emiljano Dusha, pranë qendrës së Tiranës, hapi poligonin civil të qitjes, “Action Target”, tashmë lider në këtë fushë përsa i përket teknologjisë më moderne të përdorur, profesionalizmit e armëve më të fundit dhe të larmishme si dhe vendodhjes së tij. Ky poligon ndodhet në Tiranë, në Rrugën: “Dervish Hima”, Kulla 1, pranë Stadiumit te ri Air Albania dhe Arena Center, tashmë një zonë argëtimi e atraksioni për të rinjtë, vizitorët e huaj dhe jo vetëm. Stafi profesional, çmimet konkuruese dhe siguria maksimale janë komponentët kryesore që e bëjnë poligonin tonë një risi.

Çdo ditë, nga e hëna në të dielë, poligoni “Action Target” është kryefjala e argëtimit për të rejat, të rinjtë dhe të huajt të cilët provojnë aktivitetin e qitjes me armët më moderne si: Pistoletat Glock, CZ, Steyr, Heckler & Co, Scorpion Evo3 etj.


Poligoni civil i qitjes ju mirëpret në ambjentet e tij i cili funksionon me dy poste, ka një sallë moderne të komandimit dhe një staf profesional dhe të trajnuar që ka prioritet argëtimin dhe sigurinë e klientit.

Shoqëria “MSSC (Military System Supply Company)” Shpk, është themeluar në vitin 2009 nga Z. Emiljano DUSHA. Selia e kompanisë është në Tiranë, në Rrugën: “Dervish Hima”. Aktiviteti i kompanisë tonë është I përqëndruar në tregëtimin e veshjeve, aksesorëve dhe pajisjeve speciale të Ushtrisë dhe Policisë së Shtetit. E udhëhequr nga idetë novative dhe vullneti i administratorit Z. Emiljano Dusha, kompania jonë mbetet lider prej shumë vitesh ne fushën e sigurisë dhe furnizimin e njësive elitare në Strukturat e Policisë së shtetit me veshje e pajisje moderne prodhuar nga market me prestigjoze botërore.

Administrimi dinjitoz, menaxhimi dhe gatishmëria e stafit për të ofruar shërbimin profesional, kanë bërë që sot kompania jonë të jetë ndër kompanitë më të suksesshme në Shqipëri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat