KLSH miraton rregullat për zgjedhjen e zv/kryetarëve të gjykatave

Shqipëria

KLSH miraton rregullat për zgjedhjen e zv/kryetarëve të gjykatave

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 17:16
Pamje nga takimi

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar rregullat për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Gjykatave.

Sipas njoftimit, me miratimin e këtyre rregullave dhe vijimin e procesit të zgjedhjes së zëvendëskryetarëve në gjykata, merr zgjidhje njëkohësisht edhe situata që krijohet pas shkarkimit nga detyra të disa kryetarëve në gjykata me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, në mungesë të Kryetarit të Gjykatës, kompetencat e tij i ushtron zëvendëskryetari.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli vendosi transferimin e përkohshëm të gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, Besmir Stroka, për të ushtruar përkohësisht detyrën e gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Pukë.

Gjithashtu, Këshilli vendosi të kërkojë informacion mbi ish inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbi situatën dhe problematikat në vijim të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat