U ekzekutuan pas darkës familjare, dajë e nip ishin kthyer për festa

Shqipëria

U ekzekutuan pas darkës familjare, dajë e nip ishin kthyer për festa

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 10:36
Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri

Tre persona u ekzekutuan në një atentat mafioz të ndodhur gjatë mbrëmjes së kësaj të shtune në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku persona të paidentifikuar, u kishin bërë pritë tre personave, të cilët ishin futur në një makinë fuoristradë dhe ishin nisur drejt Elbasanit.

Gjithçka ndodhi teksa kishin dalë nga një lokal, ku kishin darkuar me familjarë të tyre.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën 34-vjeçari Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri 56 vjeç, dhe një shtetas turk Erdal Duranay, 51 vjeç, i cili ishte i afërmi i gruas së një prej dy viktimave të tjera.

Paraprakisht mendohet se në shënjestër të atentatit ka qenë Alibej, për shkak të precedentëve të tij në fushën e narkotikëve.

Mësohet se dajë e nip, pak ditë kishin që ishin kthyer në Shqipëri për festa, pasi jetonin jashtë shtetit.

Endrit Alibej, rezulton me precedentë penalë në Itali, madje në vitin 2013, është arrestuar bashkë me vëllanë e tij Andrea Alibej, si të përfshirë në trafik kokaine.

Ai u arrestua nga policia e Astit, e ndihmuar edhe me helikopterë, gjatë një operacioni masiv, ku u vunë në pranga 31 persona.

Gjatë operacionit u sekuestrua 2.5 kilogramë kokainë, ndërsa u provua se ishte trafikuar 31 kilogramë nga e njëjta lëndë narkotike, ndërkohë që grupi vepronte mes Italisë dhe Holandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat