Alarmi i policisë italiane/ ja në cilin qytet shqiptarët zotërojnë tregun e heroinës - Bota Sot
Alarmi i policisë italiane/ ja në cilin qytet shqiptarët zotërojnë tregun e heroinës

Shqipëria

Alarmi i policisë italiane/ ja në cilin qytet shqiptarët zotërojnë tregun e heroinës

Më: 7 janar 2019 Në ora: 14:30
Policia italiane

"Shqiptarët zotërojnë tregun e drogës në gjithë territorin e provincës së Bergamos e duhet të rrisim nivelin e aksionit kundër tyre".

Ky është apeli i bërë nga koloneli Paolo Storoni, komandant i Policisë Provinciale të Bergamo, i cili kërkon një qasje më të sofistikuar policore kundër trafikantëve, e cila të jetë në një linjë të përbashkët me autoritetet gjyqësore.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen 'Corriere Della Sera', ai informon mbi një shtim të konsumit të drogës tip heroinë në provvincën e Bergamos.

"Kemi verifikuar një shtim të konsumit të heroinës e cila sot kushton gati 1/3 e çmimit të saj të mëparshmë e pothuajse më pak se kokaina, është shprehur ai. Përdorimi i heroinës ka një efekt psikologjik që ka ndihmuar në rritjen e kërkesës."

Sipas Komandantit të Policisë së Bergamos, në këtë territor është kryer sekuestrimi i sasisë më të madhe të heroinës në të gjithë Italinë. Më 2017 u kapën 32 kg heroinë nga 622 që ishte sasia e përgjithshme e drogës e sekuestruar në të gjithë territorin.

"Në Bergamo, tregtimi i heroinës është në duart e trafikantëve shqiptarë, tha ai, të cilët kanë një rrjet të mirë korrierësh, raporte të drejtpërdrejta me grupet kriminale të huaja e nuk kanë probleme me kriminalitetin italian.

"Pra ndryshe nga Milano, ka deklaruar Kolonel Storoni, ku tregu i drogës është në duart e mafias kalabreze Ndrangheta, në Bergamo zotërohet nga trafikantët e huaj kryesisht shqiptarë".

Kreu i Komandës së Policisë Provinciale të Bergamos kërkon rritjen e nivelit të aksionit kundër çdo korrieri të thjeshtë droge deri në nivelet më të larta të organizimeve të tyre.

"Kemi verifikuar, tha ai, katër nivele në zotërimin e tregut të heroinës; konsumatori, korrieri, shpërdarësi e trafikanti i madh."

"Ne si komandë policie kemi burime e mjete mjaft të mira kundër trafikut të drogës, por ajo çka na duhet të ndryshojmë është qasja e aktivitetit policor ndaj tyre. Çdo sekuestrim i i drogës nuk ndikon në këtë fenonem, pasi sapo arreston një korrier, dy të tjerë zënë vendin e tij. Por duhet reaguar duke rritur nivelin e investigimit. Puna komplikohet pasi trafikantët përdorin skeda telefonike me një përdorim, por mënyra e veprimit të tyre nuk ka ndryshuar,  ka deklaruar për "Corriere della Sera", Komandanti i Policisë së Bergamos Paolo Storoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...