Meta: Taksa për ‘Rrugën e Kombit’ vendim i gabuar i qeverisë - Bota Sot
Meta: Taksa për ‘Rrugën e Kombit’ vendim i gabuar i qeverisë

Shqipëria

Meta: Taksa për ‘Rrugën e Kombit’ vendim i gabuar i qeverisë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:55
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka cilësuar të gabuar vendimin e qeverisë shqiptarë për të vendosur taksë në ‘Rrugën e Kombit.

Në një intervistë në për ‘Të Pakespozuarit’, Meta tha se qeveria nuk duhet të vendosë barriera mes dy vendeve, përkundrazi duhet të punojë për të rrëzuar burokracitë.

‘Vendosja e taksës në rrugën e kombit nuk është pozitive, për të ardhmen e dy vendeve, edhe për një arsye tjetër, se Kosova po ndërton një rrugë të mrekullueshme me Maqedoninë. Mendoj se duhet të ishte bërë duhet bërë akoma më shumë për të hequr këto ngarkesat burokratike’, tha Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...