Parashikimi i motit, e premte, 18 janar 2019 - Bota Sot
Parashikimi i motit, e premte, 18 janar 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, e premte, 18 janar 2019

Më: 18 janar 2019 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet përgjithësisht nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe lokalisht në veriperëndim dhe jugperëndim deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale.

Mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit pranë sipërfaqeve ujore. Era do të fryjë juglindje-jugperëndim 1-20m/sek., kryesisht në bregdet. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë në vlerat e mëposhtme:

QYTETETTemperaturat në °C

Shkodër0/11 re shi

Kukës-2/9  re shi

Lezhë-1/11  re shi

Dibër-3/5  re shi

Durrës4/13  re shi

Tiranë4/13  re shi

Elbasan3/12  re shi

Berat1/13  re shi

Vlorë4/13  re shi

Korçë-3/4  re shi

Gjirokastër-1/10  re shi

Sarandë5/14  re shi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...