Gjykata dënon për shpifje Lulzim Bashën, Balla: Vendim historik!

Shqipëria

Gjykata dënon për shpifje Lulzim Bashën, Balla: Vendim historik!

Më: 21 janar 2019 Në ora: 13:33
Lulzim Basha dhe Taulant Balla

Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Pas padisë së Taulant Ballës për rastin e  ‘Toyota Auris’, gjykata dënoi Bashën me 50 mijë lekë gjobë.

Taulant Balla e quajti një vendim historik, ndërsa tha se lekët do të shkojnë për një kopësht.

“Shuma e gjobës do shkojë për një kopësht. Dënimi me 21 janar, le të jetë një ogur i mirë për krimin shtetëror në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ne politikanët duhet të trajtohemi njëlloj nga gjykata. Ky është një vendim historik. Duhet të refklektojmë gjatë. Basha i detyrohet shtetit të shlyejë dënimin e merituar“, tha Balla

Opozita e quajti një vendim të padrejtë, ndërsa paralajmëroi apelimin e tij.

“Drejtësia është kapur nga Rama. Dënohet akuzuesi dhe mbron të akuzuarin. Do e ankimojmë vendimin e gjykatës. Gjykata u tregua qesharake“, tha Gazmend Bardhi

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete “Toyota Auris” në Portin e Durrësit në qershor të vitit të kaluar, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit.

Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar; Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat