Greqi/ Prangoset 29-vjeçari shqiptar, kapet me 22 kg marijuanë në makinë

Shqipëria

Greqi/ Prangoset 29-vjeçari shqiptar, kapet me 22 kg marijuanë në makinë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:12
Ilustrim

Një 29-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap me një sasi prej 22 kg e 540 gram në makinë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se 29-vjeçari shqiptar identitetit i të cilit nuk bëhet ende i ditur nuk iu bind thirrjes së policisë greke për të ndaluar duke shtuar shpejtësinë e automjetit në kufirin greko-shqiptar në vendin e qujtur Sajadhe.

Gjithashtu bëhet e ditur se drejtuesi ka shtuar shpejtësinë, është ndjekur dhe është arritur të ndalohet në vendin e quajtur Rajo, Igumenicë pak kilometra larg vendit ku u pikas. Nderkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet u gjet dhe u sekuestrua një çantë që përmbante 20 pako me 22 kg 540 gram marijuanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat