PS paralajmëron rrëzimin e këshilltarit të Metës për KLSH: Vjen nga LSI! - Bota Sot
PS paralajmëron rrëzimin e këshilltarit të Metës për KLSH: Vjen nga LSI!

Shqipëria

PS paralajmëron rrëzimin e këshilltarit të Metës për KLSH: Vjen nga LSI!

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:18
Ilir Meta dhe Bahri Shaqiri

PS paralajmëron sërish rrëzimin e kandidaturës së presidentit Meta për kreun e KLSH-së.

Pas rrëzimit të Vitore Tushës, sot presidenti propozoi këshilltarin e tij, ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqiri për në krye të KLSH-së.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaron se e sheh të pamundur driten jeshile per zotin Shaqiri nga Komisioni i Ligjeve, duke paralajmëruar rrëzimin e propozimit të Metës

Manja shprehet në një postim se Shaqiri nuk e plotëson kriterin e kërkuar nga Kushtetuta, të të qenurit ekspert në fushën e financave.

“Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI-së dhe këtë mund të ketë pasur parasysh kryetari në distancë i LSI-së, presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s’ka të dhëna publike për këtë aktivitet dhe e dyta edhe sikur të na i vinte në dispozicion këto të dhëna LSI-ja, prapëseprapë kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues të kandidaturës. Madje do ta komplikonte atë”

Manja shkruan se “në mënyrë të përsëritur, për të disatën herë radhazi, Presidenti Meta po manifeston një mungesë të theksuar vullneti për ta lexuar shqip Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Shkrimi i plotë i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja

“Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidatures se Bahri Shaqirit per ne krye te KLSH. Pertej faktit te te berit politike , sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e veshtire per ta lexuar shqip ne germe dhe fryme Kushtetuten e RSH ?

Kandidatura e Bahri Shaqirit per Kontrollin e Larte te Shtetit, pervecse eshte nje kandidature me profil te larte politik pasi vjen nga forumet drejtuese te LSI, ka edhe nje problem serioz kushtetues. Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe kete mund te kete pasur parasysh kryetari ne distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s’ka te dhena publike per kete aktivitet dhe e dyta edhe sikur te na i vinte ne dispozicion keto te dhena LSI-ja, prapeseprape kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues te kandidatures. Madje mund ta komplikonte ate.

Natyrisht ky eshte thjesht nje opinion personal juridik, po per sa i takon Komisionit te Ligjeve e shoh realisht te pamundur driten jeshile per zotin Shaqiri. Per te cilin kam respekt per si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta. Nderkohe eshte shqetesues fakti se ne menyre te perseritur, per te disaten here radhazi, Presidenti Meta po manifeston nje mungese te theksuar vullneti per ta lexuar shqip Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky po qe eshte nje problem edhe me i madh se sa pamundesia per t’i dhene OK kandidatures se keshilltarit te tij”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...