Mjerimi i fshatit Koçul; Banorët kanë më shumë frikë nga varfëria se nga burgu

Shqipëria

Mjerimi i fshatit Koçul; Banorët kanë më shumë frikë nga varfëria se nga burgu

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:00
Cinxife Idrizin

Cinxife Idrizin e tremb më shumë mjerimi sesa burgu. Me një djalë të sëmurë ajo vë edhe jetën në rrezik për të rilidhur energjinë, sepse nuk ka para ta paguajë.

Si kjo e moshuar në fshatin Kocul të Selenicës ka shumë banorë në moshë të thyer.

Ndërsa të rinjtë i tremb nafta dhe gazi natyror. Nga pasuritë nëntokësore mbi të cilat jetojnë thonë se nuk fitojnë asgjë, por vetëm sëmundje.
Në Kocul nuk ka ujë, rrugë dhe drita sepse nuk kanë para për t’i paguar.

Varfëria thellohet me braktisjen nga të rinjtë që janë ende në kohë për të shpëtuar sic thonë ata nga rreziqet që ua shkurtojnë jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat