Sherr verbal e ofendime mes Ulsi Manjas dhe Petrit Vasilit: Ik mos na çaj t...

Shqipëria

Sherr verbal e ofendime mes Ulsi Manjas dhe Petrit Vasilit: Ik mos na çaj t...

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:48
Ulsi Manjas dhe Petrit Vasili

Sherr  verbal mes deputetit Ulsi Manja dhe kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Mes dy deputetëve janë shkëmbyer ofendime.

Sherri nisi në një moment kur Ulsi Manja nga karrigia e tij i tha Petrit Vasilit mos u merr ne

Petrit Vasili: "Ej rri aty ti mos na çaj trapin, rri aty. Surrat qen. Ulu aty mos na çaj bythën, po ik.

Gramoz Ruçi: "Ulsi ulu"

Petrit Vasili: Do ta ulësh këtë? Ulu skizofren, budalla, s'do na tregosh sallën e parlamentit, ulu aty.

Petrit Vasili: Ulu mbaj vendin tënd. Ske punë fare, po i drejtohem kryetarit të Kuvendit. Ulu ulu, ik mos më çaj dërrasat. Po rroj me frikën tënde unë. Ik ore. Do e mbledhësh këtë apo jo?

Gramoz Ruçi-Ulsi Manjës: Ulu

Gramoz Ruçi-Petrit Vasilit: Vazhdo fjalën të lutem

Petrit Vasili: Ofendoi në sy të gjithëve

Gramoz Ruçi: Ai është ulur në vend ti thua mbaj standartin. Ore zotëri ai është ulur atje dhe s'po flet. Hajde vazhdo fjalën. Vazhdo mos më shiko ashtu.

 Petrit Vasili: I nderuar kryetar i seancës, së pari respekt të plotë të rregullores detyrimi i përgjigjjes së pyetjes, është një detyrim i rregullores, nuk është një detyrim as fakultativ dhe as i diskutueshëm. Janë 10 pyetje të depozituara dhe të lexuara të sallën e Parlamentit. Në rast se Ministrja nuk ka dijen e duhur, përgatitjen e duhur, nuk ka mundësinë për tu përgjigjur, ndale këtu seancën, jepi kohën që do Ministrja për tu përgjgijur dhe e ka detyrim kthimin e përgjigjjeve, nuk e ka fakultative, do apo s'do. 

Prandaj rregullorja e përcakton qartë dhe ju e dini se përpara se të fillojë pika janë pyetjet. Pyetjet janë detyrim për t'iu kthyer përgjigje një për një. Pyetja numër 1, përgjigja kaq. Pyetja numër dy, s'jkam koment mund të thotë, s'ka problem. Pyetja numër 3, mund të thotë nuk e di por ka të drejtë ti përgjigjet çdo pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat