Kapen 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, pranga çiftit - Bota Sot
Kapen 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, pranga çiftit

Shqipëria

Kapen 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, pranga çiftit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:25
Ilustrim

Një sasi prej 30 kg marijuanë janë kapur në Greqi, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar 45 vjeç dhe një greke 53 vjeçe.

Operacioni u zhvillua në aksin Korinth-Athinë, ku mjeti ku udhëtonte çifti iu nënshtrua kontrollit pas dyshomeve të policisë.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 22 pako me 28 kg 205 gram marijuanë. U sekuestruan gjithashtu edhe 4350 euro dhe 3 telefona celularë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...