Studentët e Juridikut, të cilët prej disa kohësh qëndrojnë të ngujuar në auditore, do të lirojnë ambientet e Fakultetit sot në mbrëmje.
Ky vendim është marrë pas thirrjes së bërë nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës.
Ndërkohë sot studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë janë në protestë.