Mediu apel shqiptarëve: Nesër është dita jonë, anti-mitingjet e Ramës nuk na ndalin

Shqipëria

Mediu apel shqiptarëve: Nesër është dita jonë, anti-mitingjet e Ramës nuk na ndalin

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:13
Fatmir Mediu

Edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u bën thirrje shqiptarëve të jenë nesër në protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Në një deklaratë publike, Mediu shprehet se, nesër do të marrin në dorë fatet e vendit dhe se, bllokada e policisë nuk do ti ndalë shqiptarët të jenë nesër në protestën që do të përmbysë të keqen.

“Nesër është dita e shqiptarëve, ora 11 të gjithë së bashku. Ata nesër marrin në dorë fatin e tyre kundër një qeverie të paligjshme qe ka manipuluar zgjedhjet me parate e drogës, korrupsionit dhe krimit. Shqiptarët duhet të ngrihen për të treguar se Shqipëria EUROPIANE nuk ështe një ëndërr e vdekur, por një realitet ku çdo shqiptar nuk i fal Lirinë dhe të drejtat e tij, nuk ul kokën përballëvarfërise, lumturinë e ndërton me autoritetin dhe dinjitetin që i ka fal Zoti. Nuk mund të pranojë përbuzjen, fyerjen e Ramës , nuk mund të pranojë të lerë Shqiperine, por lufton për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar Europian. Këtë rrugëtim të shqiptarëve Europianë nuk e ndal dot Edi Rama, antimitingjet e turpshme si komunistët në vitin 1990-1991, nuk e ndalin as pushteti që bllokon rruget e lirisë dhe të drejtës, apo policë që nuk i shërbejne ligjit por pushtetit. Çdo shqiptar që do lirinë, jetën dhe beson tek familja, Kombi dhe Zoti nesër duhet te jetë në protestë për te filluar përmbysjen e të keqes që i ka zenë frymën Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e kreut të PR-së, Fatmir Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat