Kryemadhi: Nuk tërhiqemi, pa marrë atë që shqiptarët meritojnë

Shqipëria

Kryemadhi: Nuk tërhiqemi, pa marrë atë që shqiptarët meritojnë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dha një intervistë përTop Channel, komentoi situatën në sheshin e protestës.

Kryemadhi konfirmoi se opozita nuk do të tërhiqet, por do të vijojë qëndresën e saj, ndërsa akuzoi se dhuna erdhi për shkak të provokimeve të policisë.

Sa do zgjasë protesta?
Unë jam këtu si qytetare dhe do të vijoj të qëndroj, pavarësisht helmimit dhe gazit lotsjellës që po lëshon Garda e Republikës. Policia le të shkojë e të ndalojë personat e dhunshëm, pasi nuk ka asnjë të drejtë të hedhë gaz lotsjellës mes nesh që po protestojmë paqësisht. Le të ndalë dhunuesit dhe të mos provokojë. Ne jemi këtu për t’u thënë qytetarëve që jemi me ta dhe jemi si ata, për të protestuar dhe qëndruar paqësisht. Unë e para dhe të gjithë ne që e bëmë Edi Ramën kryeministër në 2013-ën, e meritojmë të helmohemi akoma më shumë për këtë fatkeqësi të madhe që u bëmë shqiptarëve.

Ka pasur edhe një reagim nga selitë e ndërkombëtarëve në Tiranë, të cilët kanë dënuar dhunën dhe kanë kërkuar të tërhiqni protestuesit. Keni ndonjë reagim?
Unë nuk shikoj asnjë nga protestuesit që të bëjë akte dhune, por vetëm policia provokon çdo 10 minuta duke hedhur gaz lotsjellës. Nuk largohemi nga këtu, pa marrë atë që gjithë shqiptarët meritojnë.

Sa mundësi ka që të digjni mandatet sot në shesh?
Nuk mund të flasim për mandat, përballë një krimineli, që nuk konsideron as popullin dhe asgjë, përveç interesave të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat