Protesta jehonë në mediat ndërkombëtare! Ja çfarë shkruan gazeta më e madhe në botë

Shqipëria

Protesta jehonë në mediat ndërkombëtare! Ja çfarë shkruan gazeta më e madhe në botë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:13
Pamje nga protesta

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë në një tubim anti-qeveritar të shtunën, duke bërë thirrje për dorëheqjen e asaj që ata e përshkruajnë si një kabinet të korruptuar dhe joefikas si dhe për zgjedhje të parakohshme”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “New York Times” që u referohet të dhënave të “Associated Press”.

“Mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë thyen kordonët e policisë ndërsa përpiqeshin të hynin në ndërtesën e Kryeministrit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Protestuesit hodhën bomba me benzinë, fishekzjarrë dhe objekte të tjera si dhe u përpoqën të shkatërronin skelat që mbronin derën kryesore, të cilën ata e thyen. Por nuk mundën dot të hynin brenda.

Një oficer i policisë bëri thirrje për qetësi, pasi disa protestues u përpoqën të çmontonin një figurë arti. Policia ofroi pak rezistencë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë si dhe thirri përmes altoparlantëve për të shpërndarë protestuesit. Demonstruesit e prekur nga gazi lotsjellës janë marrë në ambulanca dhe makina.

Në një intervistë me “The Associated Press” para tubimit, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha se protestuesit donin dorëheqjen e qeverisë, një kabinet të përkohshëm dhe zgjedhje të parakohshme “me qëllim rivendosjen e demokracisë nëpërmjet një Parlamenti që zgjidhet nga vullneti e njerëzve dhe jo paratë apo kërcënimet e kriminelëve “.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kishin bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor. Shqipëria shpreson të hyjë në negociata të plota të anëtarësimit në Bashkimin Evropian këtë vit. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten prioritetet kryesore të vendit” – shkruhet në NYT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat