Djegia e mandateve të opozitës, Ylli Manjani: Deklaratat e Ramës kanë një të mirë

Shqipëria

Djegia e mandateve të opozitës, Ylli Manjani: Deklaratat e Ramës kanë një të mirë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:23
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përmes një postimi në “Facebook”, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës.

Sipas Manjanit, deklaratat e Ramës i shumëzojnë me 0 të gjitha çfarë thonë njerëzit rreth tij, duke i vënë edhe nofka në gjuhën e “rrugës”.

“Kanë një të mirë këto deklaratat e Ramës në kësi rastesh: shumëzon me 0 të gjitha trapllëqet që këpusin mizat kalit rreth tij…”, shkruan Manjani.

Gjatë deklaratës së djeshme, Rama theksoi dje se e vetmja rrugë bashkëpunimi me opozitën është ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakohshme e qeveria tranzitore e kërkuar nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat