Rama citon Murrizin natën vonë: U nisën për mua dhe dorëzuan Myslimin!

Shqipëria

Rama citon Murrizin natën vonë: U nisën për mua dhe dorëzuan Myslimin!

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 06:13
Edi Rama dhe Myslim Murrizi

Pas më pak se 48 orëve që opozita deklaroi dorëzimin e mandateve, kryeministri Edi Rama ka vijuar ta komentojë me ironi këtë vendim.

Përmes Instagram, shefi i ekzekutivit ka postuar thënien e Myslim Murrizit, deputetit demokrat që nuk pranon ta dorëzojë mandatin.

“U nisën të rrëzojnë Ramën dhe më dorëzuan mua” – citon Rama.

Myslim Murrizi u përjashtua sot nga Partia Demokratike edhe pse ky vendim nuk ka asnjë peshë jurdike.

Ndërkohë që faktori ndërkomëtar, pa përjashtim, e ka ‘fshikulluar’ opozitën përmes deklaratave në lidhje me dorëzimin e mandateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat