Policia i vë gjobë shqiptarit... sepse iu përmbys kamioni nga era e fortë!

Shqipëria

Policia i vë gjobë shqiptarit... sepse iu përmbys kamioni nga era e fortë!

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 21:50
Kamioni i përmbysur

Ditën e djeshme Shqipëria u "pushtua" nga moti i keq, ku erërat e forta kanë përmbysur në mes të rrugës edhe katër kamione.

Çudia ndodh me Policinë e Shtetit, ku edhe pse shoferët nuk kanë pasur faj për erërat e forta, ata janë gjobitur.

Një shofer i një kamioni i cili është gjobitur nga Policia i ka shkruar redaksisë JOQ Albania ku ka dërguar edhe foton e gjobës.

Denoncimi i shoferit:

Shikoni çfarë gjobe vendos policia ndërkohë që kamioni është rrëzuar si shkak i erës së fortë. Ç’farë faji ka shoferi të paguajë dhe gjobën kur nuk është absolutisht faji i tij?! Ju lutem postojeni që të kuptojnë të gjithë që kjo nuk është policia që duam. Kjo ka ndodhur dje në Pukë."

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat