Balla: Me PD ringjallen huliganët

Shqipëria

Balla: Me PD ringjallen huliganët

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 19:17
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se me PD ringjallen huliganët, Saliu ka qenë përgjegjës për skemat piramidale, 97-tën, grushtin e shtetit 98, shpërthimin e Gërdecit, 21 janarin

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se maxhoranca e kishte parashikuar që në korrik të vitit 2016 atë çfarë po ndodh sot me opozitën, pasi sipa tij  kjo që po ndodh është për efekt të krijimit të SPAK dhe BKH-së.

“Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi… Ne e kishim thënë prej ditës së parë, e kishim parashikuar që në korrik 2016 që sa më shumë do afrohet dita e SPAK e BKH ata që përmenda më lart dhe që sot janë me një grup huliganësh nuk do të ishin.

Nuk është e rastësishme mungesa e tyre sot. Por ne jemi këtu sot për t’i qëndruar besnik votës së popullit shqiptar.

Shqiptarët në shumicë na votuan në qershor 2017 sepse e dinë mirë shqiptarët kujt t’ia besojnë votën. Ne jemi të vetmit që mund të çojmë para reformën në drejtësi. Me këto dy vendime përmbyllim një etapë të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

Shqiptarët kuptuan se me PD ringjallen huliganët, rikthehen situatat e 20 viteve më parë. Në 28 vite me radhë Saliu dhe PD kanë qenë përgjegjëse për skemat piramidale, luftën civile 97, grushtin e shtetit 98, shpërthimin e Gërdecit, 21 janarin e korrupsionin”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat