Parashikimi i motit, e mërkurë, 27 shkurt 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, e mërkurë, 27 shkurt 2019

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Moti ditën e sotme parashikohet kryesisht i kthjellët në Ultësirën Perëndimore dhe vijën bregdetare ndërsa në verilindje, lindje e juglindje mot kryesisht i vranët me intervale me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje bore me intensitet të dobët në verilindje dhe mjegullinë lokale. Parashikohen ngrica në relievet malore për shkak të temperaturave në vlera negative.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Verilindje 2-10 m/sek, por herë pas here përgjatë vijës bregdetare përkohësisht deri 25 m/s gjatë ditës.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë me lartësi vale 0.6-1.8 metra. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat