“Pranverë në pazar”, Korça nis aktivitetet për Ditën e Verës

Shqipëria

“Pranverë në pazar”, Korça nis aktivitetet për Ditën e Verës

Më: 1 mars 2019 Në ora: 08:18
Ilustrim

Në Pazarin e Vjetër të Korçës kanë nisur aktivitetet me rastin e Ditës së Verës.

Dekor, muzikë, argëtim dhe gjithçka tradicionale kushtuar stinës së pranverës…. Kjo është pamja që ofron Korça këto ditë, duke synuar të kthehet në epiqendrën e festave.

Një atmosferë fantastike u krijua mbrëmjen e sotme tek Pazari i Vjetër i Korçës, ku nën tingujt e serenatave dhe pranë zjarreve, korçarët presin ardhjen e pranverës.

Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë këtyre ditëve për të kulmuar në 14 mars, Ditën e Verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat