Zgjedhjet në Tuz, Bushati: Bashkimi fuqizon statusin e shqiptarëve në Malin e Zi

Shqipëria

Zgjedhjet në Tuz, Bushati: Bashkimi fuqizon statusin e shqiptarëve në Malin e Zi

Më: 2 mars 2019 Në ora: 11:37
Ditmir Bushati

 Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati vlerësoi sot bashkimin në koalicion të shqiptarëve në zgjedhjet për drejtimin e komunës Tuz, në Mal të Zi.

Bushati i konsideroi shqiptarët në Malin e Zi, një urë solide e miqësisë mes dy vendeve.

“Janë bërë shumë përpjekje të shkuara, në radhë të parë për të siguruar statusin e pavarur të komunës dhe administrimin e pavarur të saj nga Podgorica”, tha Bushati.

Bushati tha se shpreson që koalicioni “Malësia na bashkon” të jetë një premisë e mirë, jo vetëm për zgjedhjet që zhvillohen nesër në Tuz, po mbi të gjitha për të fuqizuar më tej statusin e shqiptarëve në Malin e Zi.

“Shqiptarët në Malin e Zi ishin një forcë përcaktuese për pavarësinë e Malit të Zi, për kursin euroatlantik dhe janë një urë solide e miqësisë ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat