Shehu: Pa u zgjidhur ngërçi politik, opozita s’merr pjesë në zgjedhjet lokale

Shqipëria

Shehu: Pa u zgjidhur ngërçi politik, opozita s’merr pjesë në zgjedhjet lokale

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:42
Tritan Shehu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në “Opinion” është shprehur se vendimi i PD-së për të djegur mandatet ishte i detyrueshëm, pasi qeveria e kishte bërë të padëgjueshëm zërin e tyre.

Përsa i përket zgjedhjeve lokale, Shehu u shpreh se opozita nuk e ka marrë ende një vendim përfundimtar, por ai personalisht mendon se në këto kushte nuk duhet të hyhet në zgjedhje.

“Akoma nuk është marrë një vendim zyrtar, unë po jap mendimin tim personal. Ne kemi një ngërç politik për të zgjidhur, padyshim opozita nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Ne problemin nuk e kemi tek bashkia, por tek qeveria”, u shpreh Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat