Krujë, rrjeti i energjisë elektrike i amortizuar, 400 familje në rrezik

Shqipëria

Krujë, rrjeti i energjisë elektrike i amortizuar, 400 familje në rrezik

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:13
Foto

Në Dukagjin të Krujës banorët shprehin shqetësim për rrjetin e amortizuar të energjisë elektrike. Ata thonë se investimet e fundit i mbajnë mend në kohën e komunizmit, ndërsa jo të pakta kanë qenë rastet kur kanë rrezikuar jetën.

Energjia elektrike në afro 400 familje në Dukagjin të Krujës shkon përmes këtij rrjeti të amortizuar.

Banorët shprehen se investimet e fundit kanë qenë në kohën e komunizmit, shteti nuk ka bërë asnjë ndërhyrje edhe pse ata kanë paguar rregullisht çdo detyrim ndaj tij.

Shkëputja e telave përcjellës së energjisë elektrike shpesh ka rrezikuar jetën e banorëve të kësaj zone, të cilët apelojnë për investime urgjente.

Por përveç energjisë elektrike që shpesh mungon si pasojë e rrjetit të vjetërsuar, banorët ankohen për mungesën e ujit, infrastrukturës dhe shërbimit shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat