Protestuesit nga rrethet u përballen me postblloqe

Shqipëria

Protestuesit nga rrethet u përballen me postblloqe

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:11
Foto

Mbështetësit e opozitës  u nisën që në orët e para të së shtunës nga e gjithë Shqipëria për t'iu bashkuar protestës para kryeministrisë.

Ata udhëtuan në mënyrë të organizuar me autobusë dhe mjete private.

Por jo për të gjithë rruga ishte e qetë.

Protestuesit nga qarqet e Elbasanit dhe Korçës u përballën me postbllok pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Efektivët e policisë ushtruan kontrolle të rrepta ndaj udhëtarëve, ndërsa në krah të tyre hetimi tatimor shqyrtonte dokumentacionet e mjeteve të transportit, kur sipas qytetarëve pati edhe gjoba.

Për përfaqësuesit e Partisë Demokratike kjo ishte forme presioni ndaj protestuesve, ndaj veprimet sipas tyre jo ligjore krijuan edhe tensione.

Presione denoncoi edhe Partia Demokratike e Fierit. Luan Baçi tha se shumë qytetarë ishin marrë në telefon nga policia për tu paraqitur në komisariat në orën 08:00. Arsye dhanë pjesëmarrjen në protestat kundër kryeministrit në Fier.

Luan Baçi: "Ditë tjetër do na kenë përpara Drejtorisë së Policisë, 1000 veta, 2000 veta apo 4000. Nëse kanë vend le ti marrin të gjithë qytetarët fierakë në burg."

Me postblloqe u përballën edhe protestuesit që erdhën nga veriu i vendit në pranë Fushë-Krujës, por që nuk pati raportime për incidente.

Sipas të dhënave të Partisë Demokratike, rreth 60 mijë persona u nisën nga rrethe të ndryshme për të marrë pjesë në protestë.

Sipas PD pjesëmarrja në protestë ishte:

Qarku Shkodër,  9200 protestues

Qarku Lezhë, 7000 protestues

Qarku Kukës, 4100 protestues

Qarku Dibër, 3500 protestues

Qarku Durrës, 9500 protestues

Qarku Elbasan, 7800 protestues

Qarku Berat, 3400 protestues

Qarku Fier, 5600 protestues

Qarku Vlorë, 5000 protestues

Qarku Gjirokastër, 2000 protestues

Qarku Korçë, 4500 protestues

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat