Shtetësi shqiptare për mashtruesit, reagon Meta

Shqipëria

Shtetësi shqiptare për mashtruesit, reagon Meta

Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:39
Presidenti Ilir Meta

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron procedurën për dhënien e shtetësisë shqiptare dy vëllezërve Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara.

Sipas tij janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”.

Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat