Kapet mbi 120 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Shqipëria

Kapet mbi 120 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:51
Ilustrim

Një sasi e madhe droge është kapur në greko-shqiptar. Rreth 110 kg marijuanë u gjet brenda një makine në Sajadhe, Igumenice.

Droga vinte nga Saranda dhe kaloi nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Gjatë një operacioni mëngjesin e sotëm, policia greke ndaloi automjetin, që ishte ngarkuar në kufi dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.

Në pranga ranë dy shqiptarë, shoferi 57-vjeç dhe pasagjeri 48-vjeç si edhe u sekuestruan 107 pako me 110 kg 330 gramë marijuanë.

Makina rezulton e marrë me qira në Greqi. Gjithashtu u sekuestruan edhe 4 celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat