Kryetari i PBDNJ i kërkon Presidentit që të shpërndajë Parlamentin

Shqipëria

Kryetari i PBDNJ i kërkon Presidentit që të shpërndajë Parlamentin

Më: 30 mars 2019 Në ora: 08:13
Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule thotë se Presidenti i Republikës Ilir Meta duhet të shpërndajë Parlamentin.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Dule tha se me vakumin e Gjykatës Kushtetuese, kompetencat i kalojnë Presidentit. Ai tha se kjo kompetencë i kalon automatikisht në bazë të arsyes, pasi Kushtetua e Shqipërisë thotë se Kuvendi përbëhet nga 140 parlamentarë.

Sipas tij, në momentin që ky proces, i cili është shndërruar në një farsë të zëvendësimit të deputetëve mbyllet, atëherë ky Parlament bie.  Dule e shikon si një obligim Kushtetues të Presidentit që të vijojë me shpërndarjen e Parlamentit.

“Meta e ka detyrim Kushtetues, që nëse Parlamenti nuk arrin numri 140 të shpërndajë parlamentin. Në mungesë dhe të Gjykates Kushtetuese. Në vakumin e Gjykatës Kushtetuese, kjo i takon Metës. Nuk jam thirrur nga Këshilli i Mandateve. Zoti Meta ka të drejtë të thote se emërimet e reja janë anti-kushtetuese.”-u shpreh Dule.

Z.Dule deklaroi se kryeministri Edi Rama ka rënë dhe ky cikël nuk ka kuptim të zgjatet më shumë, pasi opozita ka mbështetjen e popullit.

“Edi Rama ka rënë, nuk është e vështirë që në një sistem demokratik ta zgjasësh këtë cikël që pengon zhvillimet politike dhe ekonomike. Opozita ka për detyrë që t’i drejtohet popullit, dhe është vërtetuar që në e kemi mbështetjen e popullit, sovranit”, – tha Dule.

Në lidhje me bashkëpunimin me partitë e tjera politike në opozitë, Dule theksoi se PBDNJ pati një bashkëpunim me PD-në në zgjedhjet e 2017-ës, por më pas u shpallën deputetë të pavarur.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë forcë politike. Pati një bashkëpunim me PD në zgjedhjet e 2017 -ës dhe më pas u deklaruam deputetë të pavarur”.-tha Dule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat