Lubonja: Ndërkombëtarët duan kompromise, jo ndryshim sistemi

Shqipëria

Lubonja: Ndërkombëtarët duan kompromise, jo ndryshim sistemi

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:31
Analisti politik Fatos Lubonja

Analisti politik Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” i pyetur për vizitën e Palmer në Shqipëri, tha se ndërkombëtarët duan kompromise sesa ndryshim sistemi.

“Vizitën e Palmer e shoh si rutinë. Ndërkombëtarët duan më shumë kompromise mes palëve sesa ndryshim sistemi. Palmer nuk është nisur nga Amerika për të zgjidhur krizën në Shqipëri. Ai sa di unë bën disa vizita në vendet e rajonit. Palmer do të bëjë thirrje për mirëkuptim, për dialog. Mirëpo kjo nuk e zgjidh situatën. Ndërkombëtarët duan çadër dhe jo ndryshim sistemi”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja shtoi se jetojmë në një kohë që 60 për qind e shqiptarëve duan të ikin. Ai tha se shqiptarët nuk kanë besim te njëri-tjetri dhe i bazuar në vjedhje. Lubonja theksoi se duhet ndryshim i sistemit nga vetë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat