Balla nga Vjena: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë mbështetje të fuqishme në procesin e anëtarësimit në BE

Shqipëria

Balla nga Vjena: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë mbështetje të fuqishme në procesin e anëtarësimit në BE

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:41
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla, në një pronocim për mediat pas Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të BE, në Vjenë tha se 28 kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE shprehën mbështetjen për vijimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas Ballës, në takimin e drejtuesve më të lartë të parlamenteve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian u diskutua edhe rritja e ndikimit të aktorëve të jashtëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht e Rusisë, ku BE-së ju kërkua të luajë një rol më adekuat për të ruajtur vlerat e veta në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Gnithashtu Balla thekson se
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një mbështetje të fuqishme në vijim të procesit të anëtarësimit.

Prononcimi i plotë i Taulant Ballës:

Pas mbështetjes së qartë të Parlamentit Europian, vlerësimit të komisionerit Hahn se në fund të majit progresi i hedhur deri tani nga Shqipëria përgjatë përmbushjes së prioritetevekyçe që kanë të bëjnë me adresimin e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, janë edhe 28 kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE të cilët në konkluzionet e takimit të mbajtur sot dhe dje në Vjenë, shprehin qartë mbështetjen në drejtim të vijimit të procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Nënvizojnë rëndësinë e hedhjes së hapave konkretë për secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe këtu nënvizoj rëndësinë që ka për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE në qershor sepse do të jetë Këshilli Europian ai që do të hapë dritën jeshile për këtë lloj procesi.

Ajo që është shumë e rëndësishme dhe që u diskutua gjërësisht në këtë takim të drejtuesve më të lartë të parlamenteve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian është pikërisht rritja e ndikimit të aktorëve të jashtëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht e Rusisë. Në këtë kontekst iu kërkua Bashkimit Europian të luajë një rol më adekuat për të ruajtur vlerat e veta në rajonin e Ballkanit Perëndimor si edhe për të vijuar me procesin e anëtarësimit duke konsideruar vijimin e këtij procesi si një investim për paqe, siguri dhe stabilitet në këtë rajon.

Unë jam shumë krenar se një pjesë e rëndësishme e vendeve të Bashkimit Europian, pasi janë Parlamentet ato të cilat duhet të konsultohen domosdoshmërisht me qeveritë e tyre, këtu kujtoj Gjermaninë, kemi pasur një bisedë të shkurtër por shumë frytdhënëse me kryetarin e Bundestagut gjerman z. Schäuble, mbështesin integrimin.  
Po ashtu edhe Holanda është një prej vendeve anëtare ku Parlamenti do të konsultohet lidhur me marrjen e vendimit për fillimin e bisedimeve në qershor.
Këtu nga Vjena dua të shpreh bindjen time të thellë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një mbështetje të fuqishme në vijim të procesit të anëtarësimit.
Kryefjala e këtij takimi ishte se procesi duhet të vijojë me vendet e Ballkanit Perëndimor.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat