Parashikimi i motit, e shtunë 13 prill 2019 - Bota Sot
Parashikimi i motit, e shtunë 13 prill 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, e shtunë 13 prill 2019

Më: 13 prill 2019 Në ora: 06:31
Ilustrim

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta kanë dominuar orët e para të ditës në të gjithë Shqipërinë.

Më të dendura paraqiten në zonat malore duke gjeneruar dhe reshje të pakta shiu.

Pasditja dhe nata vijojnë me reshje shiu në të gjithë vendin por në zonat malore dhe kryesisht në verilindje të vendit gjatë pasdites janë me karakter shtrëngatash.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C deri në 21 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...