Balluku me studentët ekselentë: Shanse të barabarta për punësim në Administratë

Shqipëria

Balluku me studentët ekselentë: Shanse të barabarta për punësim në Administratë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 11:55
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me studentët ekselentë të cilët janë bërë pjesë e Administratës së MIE-së dhe agjencive të varësisë. Në kuadër të Paktit për Universitetin, të rinjtë aplikuan në portalin “punë të mbarë.al” dhe më pas përzgjodhën vetë institucionin për të nisur karrierën në Administratën Publike.

Balluku gjatë këtij bisedimi u shpreh se “Kryeministri Edi Rama e ka theksuar në çdo takim me studentët se Administrata Shqiptare ka bërë një punë të shkëlqyer, por sigurisht kemi dhe ne të metat tona dhe do donim që ju mos i merrni ato të meta, por të përfitoni  gjithçka të mirë nga eksperienca e bashkëpunëtorëve, kolegëve që do të gjeni në institucionet ku do të atashoheni, por gjithashtu të sillni një frymë të re”.

Ministrja ju tha studentëve se “ju është dashur shumë për t’u bërë ekslentë, për të mbaruar me të gjitha 10 dhe nuk e vë në dyshim aftësinë tuaj. Vura re tek shikoja CV tuaja që vini nga çdo rreth e qytet i Shqipërisë, askush nuk është i papërfaqësuar nga qarqet që ne kemi, kishte nga Vlora, Mirdita, Berati, Shkodra ndaj jam e sigurt që keni sakrifikuar shumë, kanë sakrifikuar familjet tuaja, ndaj nga çfarë keni bërë ndërkohë që studionit, duhet ta bëni tani që do të jeni pjesë e kësaj administrate, e cila ka prioritet, ka pika ku duhet të arrijë, pra kemi vënë pikat e arritjeve tona të cilat janë të rëndësishme të cilat ndikojnë jo vetëm në mirëqenien e qytetarëve, por edhe në përmbushjen e kushteve që BE i ka vënë Shqipërisë për t’u anëtarësuar”.

Ministrja theksoi ndër të tjerash se “si unë, ashtu edhe zëvendësministrat e Ministrisë që unë drejtoj dhe stafi ynë në bazë të punës që kemi bërë, kemi arritur këtu ku jemi sot, pra shanset janë të barabarta dhe janë për të gjithë”.

Ju tha Balluku “mund të paragjykoheni për mungesën e eksperiencës, por nganjëherë edhe kjo mungesë ka një xhunioritet të tijin që na ndihmon ne që kemi kohë që punojmë që të marrim nga ju më të mirën, kështu që keni besim tek vetja juaj. Kini besim tek Qeveria Shqiptare, kini besim tek premtimet që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, apo të gjithë ne ju japim. Pritshmëritë janë shumë të larta ndaj mos zhgënjeni veten, familjet tuaja që kanë sakrifikuar për t’u sjellë deri këtu dhe as ne që presim shume nga ju”, – theksoi Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat