Opozita e re, Mërtiri: BE, qesharake që e njeh - Bota Sot
Opozita e re, Mërtiri: BE, qesharake që e njeh

Shqipëria

Opozita e re, Mërtiri: BE, qesharake që e njeh

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:58
Ergys Mërtiri:

Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se opozita e re e futur në Parlament është një falsitet dhe është qesharake që BE dhe qeveria e pretendojnë të tillë.

Ergys Mërtiri: Kemi të bëjmë me një pushtet që nëpërmjet mjeteve korruptive ka arritur të shtjerë në dorë mediat, shoqërinë civile, deri dhe tek vjedhja dhe blerja e zgjedhjeve. Në këto kushte opozita është jashtë sistemi praktikisht. Djegia e mandateve ka qenë e drejtë në gjykimin tim. Flasim nga aspekti moral, do të sjellë, apo nuk do të sjellë gjë kjo vlen për tu parë. Vendi ka shkuar në një klimë tensioni. Tashmë politika bëhet në rrugë, nuk bëhet më në institucione. Ajo që quhet opozitë e re, nuk është opozitë është një falsitet. Është qesharake nga BE dhe qeveria që e pretendojnë që ajo të jetë një opozitë, sepse nuk është një opozitë e mandatuar dhe nuk i përket partive, të cilat janë votuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...