Avokati Spartak Ngjela tha se nuk ka krizë dhe as nuk ka revoltë popullore.
Sipas tij Reforma në Drejtësi do të zhdukë korrupsionin në Shqipëri.
Ai kujtoi kët% mbrëmje në “Open” edhe deklaratën e tij disa ditë më parë ku tha se vetë kryeministri shqiptar Edi Rama i ka thënë se tre nga ministrat e tij i kap Reforma në Drejtësi.
Ngjela tha se kjo do të ndodhë se edhe Rama nuk e përgënjeshtroi këtë.
“Nuk kemi krizë. Ata nuk janë kundër qeverisë. Ata janë kundër kryeministrit. Atë e kap vetë Reforma në Drejtësi. Reforma në Drejtësi më merr 3 apo 4 ministra”, tha Ngjela në Open.