Voda: Një ndalesë një kontroll për të gjithë shqiptarët nga Kosova që vijnë në Shqipëri

Shqipëria

Voda: Një ndalesë një kontroll për të gjithë shqiptarët nga Kosova që vijnë në Shqipëri

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:19
Rovena Voda

Në prag të sezonit turistik dhe shtimit të fluksit të shqiptarëve nga Kosovaqë vijnë në Shqipëri kontrolli doganor në Morinë do të realizohet vetëm me një ndalesë për qytetarët. deputetë të komisionit të sigurisë miratuan projekligjin e unifikimit të pikave të kontrollit por ngritën shqetësimin e radhëve të gjata në kufi. Por zv/ministrja e Brendshme  Rovena Voda shpjegoi se i gjithë ngërçi vjen si rezultat i radhëve të kamionëve.

Prej vitesh dy shtetet shqiptare, kanë dhënë premtimin për heqjen e barrierave doganore. Duket se çështja është konkretizuar me propozimin e nismës ligjore e cila është diskutuar në komisionin e sigurisë kombëtare.

Projektligji parashikon unifikimin e pikës së kontrollit në pikën doganore, çka do të sjellë lehtësira të mëdha në qarkullim.

Voda: Parimi një ndalë një kontroll, pra do të kemi kontrollin vetëm në hyrje të të dy vendeve duke shmangur kontrollet e dyfishta. Kjo marrëveshje vjen në kohë dhe me një investim të madh të kryer nga delegacioni i BE.

Por deputetët u treguan skeptikë në lidhje me këtë marrëveshje. Sipas Pjerin Ndreut marrëveshja për një ndalesë e cila ka nisur të testohet nuk ka sjellë ulje të radhëve të pritjes. Por për zv/ministren kjo ka ardhur si rezultat i fluksit të kamionëve që krijojnë trafik për qytetarët.

Ndreu: Për mua ka qenë më lirë, më funksionale ajo që ishte sesa kjo që u bë. 

Ky vendim vjen në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të të dyja qeverive, me qëllim thjeshtëzimin dhe lehtësimin e procedurave dhe të masave të lidhura me kontrollet kufitare të menaxhimit të qarkullimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat