Zbulohet skandali tjetër në Rinas

Shqipëria

Zbulohet skandali tjetër në Rinas

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:53
Aeroportin e Rinasit

Nëse iu beson valixhen në Aeroportin e Rinasit punonjësve të ngarkim-shkarkimit, atëherë ka shumë arsye pse mund të jesh me zemër të ngrirë gjatë gjithë udhëtimit derisa ta rimerrni.

Sipas një dokumenti të publikuar nga “Report TV”, policia u kërkon kompanive ajrore që të rrisin sigurinë për procesin e transportit të valixheve.

Kjo jo pa arsye, por sepse shumë udhëtarë kanë denoncuar skandalin e vjedhjes së valixheve në Aeroportin e Rinasit.

Në raport kërkohet që të monitorohen kamerat dhe të bëhet e mundur futja e valixheve në kontejnerë, për të shmangur kontaktin me punonjësit e ngarkim-shkarkimit, të cilët janë të TIA-s (kompania kineze e sigurisë).

Shpesh qytetarët mësohet se kanë bërë denoncime se i janë vjedhur sende të ndryshme në bagazhe, nga tabletët, celularët apo sende me vlerë.

Ndërsa kërkesa e policisë është bërë në korrik të 2018-s, ende nuk është dhënë një përgjigje nga kompania e sigurisë së aeroportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat