Identifikimi i protestuesit që urinoi te dera e Kryeministrisë, Manjani: Mbase Holanda anulon vendimin tani

Shqipëria

Identifikimi i protestuesit që urinoi te dera e Kryeministrisë, Manjani: Mbase Holanda anulon vendimin tani

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:39
Ylli Manjani

Pas identifikimit të personit që ditën e protestës së 13 prillit, urinoi në derën e Kryeministrisë, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. 

Në një postim në Facebook, Manjani ironizon këtë lajm duke thënë urinimi në kryeministri është vepër më e rëndë se grabitja në Rinas.

Manjani e vijon ironinë e ttij duke thënë se ndoshta pas identifikimit të tij Holanda ndoshta e anulon vendimin për rikthimin e vizave.

Postimi i plotë:  

Hajde lajm hajdeeee!

Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.

Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua...

Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!

Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Hollanda, pas këtij super operacioni policor...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat