922 të punësuar vetëm në një javë nga Zyrat e Punës

Shqipëria

922 të punësuar vetëm në një javë nga Zyrat e Punës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:52
Anila Denaj

Punësimi në vend po ecën me ritme të shpejta, ku nga ndërmjetësimi i Zyrave të Punës vetëm këtë javë janë punësuar 922 punëkërkues në të gjithë vendin.

Duke apeluar që personat e papunë të mos ngurrojnë që të kontaktojnë Zyrat e Punës për t’u regjistruar si punëkërkues, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka sjellë një rast suksesi të punësimit nga Zyrat e Punës.

“Xheni, një nënë e re, ishte në kërkim të një pozicioni pune që përshtatej me profilin e saj akademik. Që ditën e parë që u paraqit për t’u regjistruar si punëkërkuese pranë Zyrës së Punës në Tiranë, ajo u referua për intervistë pranë Universitetit UNYT dhe menjëherë u punësua si Punonjëse Biblioteke. Këtë javë vetëm përmes Zyrave të Punës janë punësuar në të gjithë vendin 922 punëkërkues. Mos hezitoni të kontaktoni pranë zyrës tuaj rajonale të punës. Punësim Real”, shprehet Denaj. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat