Prangoset edhe një tjetër, shkon në pesë numri i të arrestuarve për grabitjen në Rinas - Bota Sot
Prangoset edhe një tjetër, shkon në pesë numri i të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Shqipëria

Prangoset edhe një tjetër, shkon në pesë numri i të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:08
Grabitja në Rinas

Shkon në pesë numri i personave që janë arrestuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit në datë 9 prill. Operacioni është zhvilluar pasditen e sotme, ndërsa nuk jepen detaje mbi emrin e personit që është prangosur. Deri tani janë arrestuar; Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Policia e Shtetit dhe prokuroria arritën që të zbulojë autorët falë dëshmisë së Alkond Bengasit, shokut dhe kushëririt të Klement Çalës, një nga të shpallurit në kërkim për grabitjen e fundit në aeroport dhe të tjera vite më parë.

Bengasi ka rrëfyer për hetuesit emrat e të përfshirëve në grabitjen e afro 5.7 milion eurove dhe mënyrën se si furgoni u modifikua në Elbasan 2 muaj para goditjes në pistën e aeroportit të Rinasit. Me këtë rrëfim të marrë nga Bengasi ditën e premte kur ai është ndaluar në qytetin e Elbasanit, hetuesit kanë shkuar më pas tek të arrestuarit e tjerë Oltian Veseli, Renaldo Sula dhe Saimri Çela.

Oltian Veseli nga Kruja, i arrestuar dy ditë më parë, dyshohet të jetë një nga pesë personat që u futën me furgon në pistën e aeroportit të Rinasit, duke vjedhur miliona euro të bankave të nivelit të dytë teksa do të transportoheshin me avionë në Vjenë.
Ai dyshohet të jetë personi krah Admir Muratajt, i veshur me rroba ushtarake teksa i drejton armën automatike personave të sigurisë pranë avionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...