Soreca takim me Bashën në selinë e PD-së

Shqipëria

Soreca takim me Bashën në selinë e PD-së

Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:08
Lulzim Basha, Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.

Takimi i diplomatit europian me Bashën vjen pas zyrtarizimit të koalicionit opozitar.

Përfaqësia e PD  nënshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndokën e PD, Dashamir Shehi të LZHK, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSI.

Në marrëveshje nënvizohet se  partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  E për këtë rruga e vetme shihet formimi i një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm.

Në marrëveshje theksohet se nuk do të lejohen zgjedhje farsë të organizuar nga qeveria e Edi Ramës. Qëndrimi që u theksua dhe prej Monika Kryemadhit dhe  Lulzim Bashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat