Udhëtim turistik nëpër Shqipëri

Shqipëria

Udhëtim turistik nëpër Shqipëri

Nga: B.S Më: 27 prill 2019 Në ora: 15:09
Beqir Sina

DURRËS: Panairi ndërkombëtar “New York Times Travel Show 2019”, që u prezantua në New York, nga 25 deri në 27 janar, të këtij viti solli për her të dytë në “Jacob K. Javit Center”, në qytetin e Nju Yorkut, më shumë se 600 ekspozues që përfaqësonin mbi 176 vende pjesëmarrëse, ashtu si edhe më shumë se 1.300 anëtarë të mediave vendase dhe ndërkombëtare nga shtatë kontinente, ku në mesin e tyre ra në sy dhe pavioni i kompanisë elitare shqiptare në industrinë e turizimit botëror, “Adriatik Tours LLC” nga Durrësi, me degën e saj në Hartford - Connecticut (USA) i cili pati një interesim të madh për axhensit turistike amerikane dhe të huaja por edhe për shqiptarët e Amerikanës të cilët zgjedhin Shqipërinë , Kosovën dhe viset shqiptare për ti vizituar .

Marr shkas nga ky panir ku Adriatik Tour LLC promovojë Shqipërinë - në Nju Jork, për një tur turistik në Shqipërinë turistike , e cila po bëhet gati të hapi sesionin e saj turistik, i cili fillon zakonisht me gjysmën e dyt të muajit Maj ishte një rast i mirë të vizitojë « Nevadën » e Shqipërisë Kanionin e Osumit dhe qytetin antik Beratin qytetin më të vizituar në Shqipëri në bazë të statistikave.

Berati, 5 arsye për ta vizituar këtë qytet madhështor në çdo kohë (me video)

Berati, “qyteti i një mbi një dritareve” dhe pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 2008, mbetet një nga grishjet më të forta për turizmin e historisë, artit e kulturës në Shqipëri...

Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mbetet një nga grishjet më të forta për turizmin e historisë, artit e kulturës në Shqipëri. Për shkak të vlerave të veçanta historike e kulturore, Berati u shpall “qytet muze” në vitin 1961, ndërsa që nga viti 2008 është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Qyteti i Beratit vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, pa lënë pas edhe ata vendas. Fakti që qyteti i Beratit tashmë është pjesë e UNESCO-s, por dhe vlerat e veçanta kulturore dhe historike që kjo zonë mbart ndër vite, kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve për ta vizituar.

Berati ndërthur në mënyrë harmonike kulturën perëndimore me atë lindore dhe dëshmon më së miri traditën e harmonisë fetare në vend. Vetëm 90 minuta larg nga Tirana, Berati mund të ofrojë ushqim të shijshëm, akomodim të lirë, mikpritje dhe histori.

Më poshtë po rendisim 5 destinacione për t’u vizituar në Berat:
Kalaja


Lagjja brenda mureve të kalasë është ende e banuar. Nëse do të ecni këtu, mos u çudisnni t’a gjeni veten në oborrin e dikujt duke menduar se është kishë (rreth 40 kisha mendohet të kenë ekzistuar brenda në kala). Në pranverë dhe verë aroma e kamomilit përhapet në të gjithë lagjen e kalasë. Një piknik nën hijen e pishave dhe me peizazhin e Goricës do të ishte një mënyrë e mirë për t’u shplodhur, pasi të keni ecur në rrugët e pjerrëta me kalldrëm.

Muzeu i Onufrit

Kalaja tradicionalisht ka qenë lagje ortodokse, por shumë pak kisha kanë mundur t’i qëndrojnë kohës. Kisha më e madhe është “Fjetja e Shën-Mërisë”, aty ku është vendosur edhe Muzeu i Onufrit. Daton prej vitit 1797 dhe është ndërtuar mbi themelet ekzistuese të një kishe të shek. X. Veprat e Onufrit janë të ekspozuara këtu.

Mangalemi

Kompleksi i lagjes “Mangalem” është unik në artin e ndërtimeve. Ka formën e një piramide, që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Mangalemi është një nga pikat më të fotografuara, pikturuara, gdhendura në dru e gurë; është emblema e Beratit. Shtëpitë e bardha duket sikur i mbivendosen njëra-tjetrës, prandaj ndryshe Berati quhet “qyteti i një mbi një dritareve”.

Gorica

Lumi Osum ndan lagjen Goricë nga lagjja Mangalem. Të dyja qëndrojnë përballë njëra-tjetrës dhe janë sa të ndryshme aq edhe të ngjashme. Ura e Goricës, e ndërtuar në vitin 1780, e lidh me pjesën tjetër të qytetit. Vizitorëve u tërheqin vëmendjen rrugicat intime, me errësirën e tyre duket sikur sfumojnë godinat e lagjes.

Muzeu Etnografik

Sapo zbret nga kalaja është Muzeu Etnografik, i vendosur në një shtëpi karakteristike të stilit otoman, ndërtuar në shek. e XVIII. Në katin e parë, ashtu si në një ekspozitë, janë vendosur veshjet tradicionale, mjetet e përdoruara nga argjendarët dhe endësit. Në katin e sipërm ndodhen dhomat e gjumit, kuzhina dhe dhoma e mysafirëve, të sistemuara në stilin tradicional. Ndërsa çardaku zë vendin qendror në banesë. Gjatë stinëve të ngrohta merr funksione të qarta banimi. Duke qenë i hapur dhe me sipërfaqe të madhe, plotëson një pjesë të aktivitetit të jetës shtëpiake. Kjo shihet në qoshqet e tij të ngritura më lartë dhe të kufizuara me dritare si të jetë mjedis banimi. Qoshku është një element i rëndësishëm i çardakut, është i pajisur me mindere, velenxa e qilima.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat