Zyrtari i lartë i CDU përgënjeshtron Ramën/ Nuk jeni gati, shumë larg hapjes

Shqipëria

Zyrtari i lartë i CDU përgënjeshtron Ramën/ Nuk jeni gati, shumë larg hapjes

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:07
Postimi i Johann Wadephul

Vazhdojnë shuplakat e njëpasnjëshme në adresë të kryeministrit Edi Rama. Edhe pse mori një “Jo” të fortë në Samitin e Berlinit, sa i përket çeljes së negociatave, kreu i qeverisë vijon ta quajë të suksesshëm takimin e djeshëm në kryeqytetin gjerman.

Por për ta ulur me këmbë në tokë mendon numri dy i CDU-së, partia e kancelares Angela Merkel, Johann Wadephul.

Përmes një statusi në Twitter, ai shkruan se gjatë takimit me Ramën është theksuar se Shqipëria është ende larg nisjes së çeljes së negociatave me BE-në.

“Sot bisedova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Vlerësova progresin e bërë deri tani, por theksova se ka ende shumë punë për tu bërë para se të nisë hapja e negociatave”, shkruan zyrtari i lartë i CDU-së, Johann Wadephul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat