Aleatët e PD-se nisin takimet me qytetarët thirrje për tu bashkuar në protesten e 11 majit

Shqipëria

Aleatët e PD-se nisin takimet me qytetarët thirrje për tu bashkuar në protesten e 11 majit

Më: 1 maj 2019 Në ora: 16:32
Foto

Menjëherë pas takimin me Presidentin e Republikës, 5 kryetarët e partive të Qendrës së djathtë nisën takimet me qytetarët.

Nga Durrësi ata kërkuan reagim të popullit kundër kësaj qeverie që sipas tyre po e çon vendin në greminë.

Agron Duka: "Korrupsioni ka arritur kulmin. Sot monument kulture është vetëm betoni në Durrës. Mendoj që kjo situatë që na prek të gjithëve duhet zgjidhur."

Fatmir Mediu: "Presidenti i Republikës si i vetmi institucion në vend deklaroi që pajtohet me shqetësimin tonë se nuk ka më funksionim kushtetues në këtë vend."

Vangjel Dule: "Fjala është e juaja. Jipni betejën dhe mesazhin tuaj kudo që gjendeni është momenti që përgjigjja të jetë masive, përcaktuese dhe përfundimtare."

Kreu i LZHK propozoi ndryshimin e ligjit që çdo shqiptar të ketë të drejtë të zgjedhë atë që dëshiron ta drejtojë.

Dashamir Shehi: "Ky grupim i jonë i vogël brenda grupimit të madh opozitar me të cilin jemi dakord 99% të punëve kërkojmë që ky ligj të ndryshohet. Të bëjmë një ligj ku shqiptari të ketë të drejtë maxhoritare ose të bëjmë një listë të hapur."                   

Ndërsa kreu I PDK-së Nard Ndoka u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën e 11 majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat