Kryemadhi zbulon se kur do mbahet Konventa Kombëtare e LSI

Shqipëria

Kryemadhi zbulon se kur do mbahet Konventa Kombëtare e LSI

Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:23
Monika Kryemadhi

Përmes një postimi në “Facebook”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar se nesër më 4 maj do të mbahet Konventa Kombëtare e partisë që drejton.

Kryemadhi shkruan se Konventa e LSI-së do të zhvillohet nesër në orën 11:00, ndërsa të rinjtë përkrah saj i cilëson si bashkëpunëtorë të vlefshëm, me energji dhe shpresë.

Postimi

“Së bashku me një pjesë të grupit organizator të Konventës Kombëtare që do të mbahet ditën e nesërme më 4 maj, në orën 11:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Bashkëpunëtorë të vlefshëm, megjithëse të rinj në moshë, më japin energji, shpresë dhe vendosmëri në rrugën time për një Shqipëri të drejtë, të shanseve të barabarta dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Me Elonën, Anën, Vivianin, Tean, Sarën, Georgesin dhe Ermirin.”-shprehet Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat