Balla në Vjenë: PSD mbështetës të fuqishëm të Shqipërisë në PE

Shqipëria

Balla në Vjenë: PSD mbështetës të fuqishëm të Shqipërisë në PE

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:17
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë vizitës në Vjenë ka zhvilluar një takim me kryesuesin e listës për zgjedhjet europiane të Partisë Social Demokrate të Austrise, Andreas Schieder. Përmes një postimi në Twiter, Balla deklaron se Schieder do të ketë një rezultat pozitiv në zgjedhjet europiane të 26.

Sipas Ballës, një pro europian, anëtar i Parlamentit Europian si Andreas Schieder, do të jetë një mbështetës i fuqishëm i Shqipërisë në Parlamentin e ardhshëm Europian.

“Progresistët në Austri të Partisë Social Demokrate, të kryesuar në listën e zgjedhjeve europiane nga Andreas Schieder do të marrin një rezultat të mirë në 26 Maj. Një pro europian, anëtar i Parlamentit Europian si Andreas Schieder, do të jetë një mbështetës i fuqishëm i Shqipërisë në Parlamentin e ardhshëm Europian”, shkruan Balla.

Vendimi për negociatat për Shqipërinë nga qershori duket se do të shtyhet për në shtator për shkak të zgjedhjeve që do të zhvillohen pas dy javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat