Ministrja Olta Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur në Letoni. Ja gjendja e tyre

Shqipëria

Ministrja Olta Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur në Letoni. Ja gjendja e tyre

Më: 7 maj 2019 Në ora: 19:16
Ministrja Olta Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur në Letoni

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar. Efektivi i FA-së ndodhet nën mbikqyrjen intensive të mjekëve.

Ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Gjendja shëndetësore e Reshter Kapajt është shumë e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat