Çfarë po ndodh? Presidenti dhe ish-presidenti bëhen bashkë

Shqipëria

Çfarë po ndodh? Presidenti dhe ish-presidenti bëhen bashkë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:20
Ilir Meta, Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi ka promovuar dje librin e tij, “NOKTURN” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti). Ceremonia e prezantimit të librit u zhvillua pranë rezidencës “Topi” në Tiranë.

Gati shtatë vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit, Bamir Topi ka vendosur të vijë ndryshe para publikut me një botim sa autobiografik aq edhe politik.

Në prezantimin e librit morën pjesë figura të njohura të politikës dhe jo vetëm. Mes tyre ishte edhe presidenti i vendit Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta e ka cilësuar Topin një mik dhe koleg të mirë.

“Kënaqësi të merrja pjesë në promovimin e librit ‘Nocturn – Kur arsyeja errësohet nga pushteti’, të mikut dhe kolegut tim, ish-Presidentit, Bamir Topi”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat